top of page

FLUTRA NE KABINEN TIME

Tom Melgushi, i mbetur jetim dhe i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer ne fshat. Toma perceptohet si njeri rebel dhe i serte nga shoqeria, reputacioni i keq i te cilit shtohet nga pirja e alkoolit dhe sjellja e tij e ashper me njerezit. Ai ka nje lidhje afektive me Ketin, e cila e do dhe kerkon qe ata ta zyrtarizojne kete lidhje, gje per te cilen Toma nuk eshte gati. Njekohesisht, Toma zhvillon nje afeksion te vecante per Fluturen, mesuesen e biologjise qe ka ardhur nga qyteti. Ai e shoqeron ate disa here ne rrugen per ne qytet dhe arrin te krijoje nje marredhenie deri diku miqesore me te. Nga ana tjeter, Flutura bie pre e paragjykimeve te shoqeve te saj per shoqerine e saj me Tomen. Ajo nuk ndan te njejtin mendim me to ne lidhje me Tomen por, detyrohet te rezervohet per hir te opinionit. Flutura eshte e fejuar ne qytet por shprehet se per Tomen ndihet ndryshe. Nderkohe, marredhenia e Tomes me Ketin merr nje rrjedhe te papritur ndersa ai i jep fund kesaj lidhje sepse ndihet i presionuar nga Keti per te zyrtarizuar marredhenien e tyre. Nje dite, teksa Toma ben rrugen e zakonshme per ne qytet, has ne rruge Fluturen dhe nxenesin e saj, Kirin, te cilin Toma e quan "Iriqi" ne terma miqesore. Toma e zbret Kirin dhe vijon rrugen per ne qytet. Gjate rruges, Toma vazhdon me shakate dhe tregimet e veta pa e kuptuar se eshte duke e trembur Fluturen. 

Flutura ne kabinen time.jpg
bottom of page