FILMA SHQIP | Shqip Kino
top of page
CeKqmf.jpg

FILMA SHQIP

AZEM GALICA.png
iri.png

AZEM GALICA

Historia e Azem Bejtës (1889–1924), i njohur zakonisht si Azem Galica, i cili ishte një nacionalist dhe rebel shqiptar që luftoi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Flutura ne kabinen time.jpg
iri.png

FLUTRA NE KABINEN TIME

Tom Melgushi, i mbetur jetim dhe i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer ne fshat. Toma perceptohet si njeri rebel dhe i serte nga shoqeria, reputacioni i keq i te cilit shtohet nga pirja e alkoolit dhe sjellja e tij e ashper me njerezit. Ai ka nje lidhje afektive me Ketin, e cila e do dhe kerkon qe ata ta zyrtarizojne kete lidhje, gje per te cilen Toma nuk eshte gati. Njekohesisht, Toma zhvillon nje afeksion te vecante per Fluturen, mesuesen e biologjise qe ka ardhur nga qyteti. Ai e shoqeron ate disa here ne rrugen per ne qytet dhe arrin te krijoje nje marredhenie deri diku miqesore me te. Nga ana tjeter, Flutura bie pre e paragjykimeve te shoqeve te saj per shoqerine e saj me Tomen. Ajo nuk ndan te njejtin mendim me to ne lidhje me Tomen por, detyrohet te rezervohet per hir te opinionit. Flutura eshte e fejuar ne qytet por shprehet se per Tomen ndihet ndryshe. Nderkohe, marredhenia e Tomes me Ketin merr nje rrjedhe te papritur ndersa ai i jep fund kesaj lidhje sepse ndihet i presionuar nga Keti per te zyrtarizuar marredhenien e tyre. Nje dite, teksa Toma ben rrugen e zakonshme per ne qytet, has ne rruge Fluturen dhe nxenesin e saj, Kirin, te cilin Toma e quan "Iriqi" ne terma miqesore. Toma e zbret Kirin dhe vijon rrugen per ne qytet. Gjate rruges, Toma vazhdon me shakate dhe tregimet e veta pa e kuptuar se eshte duke e trembur Fluturen. 

iri.png

SHTIGJE TE LUFTES

Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore. Kanani një luftëtar i famshëm në të gjithë krahinën e Pezës dhe Shabani një fshatar i vuajtur përballojnë të gjithë djegiet dhe shkatërrimet e fshatit dhe me heroizmin e tyre ngrenë popullin në një hakmarrje të madhe.

Në pah vihet lufta heroike e popullit të Pezës për liri. Figura e karaktere të veçanta e bëjnë këtë film të lehtë e të mprehtë.

maxresdefault (1).jpg

ALISA

Kjo është një vepër e trilluar. Emrat, personazhet, vendet dhe incidentet ose janë produkte të imagjinatës së autorit ose përdoren në mënyrë te trilluar. Çdo ngjashmëri me ngjarje, lokale ose persona, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme.

zori.jpg

ZORI

Por cilësia dhe historia deri te realizimi është tjetër muhabet, shkruan sot “Koha Ditore”. “Zori” ka bërë aktorë edhe Medën, Gold AG-n e edhe Labin, i cili “luan” veten në film. Skenari u nis për dramë-aksion por doli komedi, edhe në momentet kur trajtohen ngjarje serioze. Filmi nis me një fatkeqësi: vetura shkel vajzën e Cakës (Naser Gashi).

Gjendja është kritike dhe doktori (Çun Lajçi) i thotë Cakës se ka vetëm 72 orë. Zgjidhja e vetme është dërgimi i vajzës për shërim jashtë vendit, por për këtë atij i duhen 400 mijë euro. Gruaja (Diellza Kolgeci) medoemos i kërkon të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar vajzën. Këtu nis aksioni. Caka niset në kërkim të parave. Ai takon shumë miq të tij, por askush nuk pranon ta ndihmojë.

MV5BNzcyZGFlMDUtZTg2Zi00MWZiLTg0MDYtOTc1MDViMzQ2MDFkXkEyXkFqcGdeQXVyNjU3OTE5MDM_._V1_.jpg

TOMKA DHE SHOKET E TIJ

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

SHKOLLA E MALEVE.png

SHKOLLA E MALEVE

Ngjarja zhvillohet në vitin 1998-2000 në Kosovë, ku është bazuar në fakte të vërteta gjatë luftës së fundit në vendin tonë.
Kur në Kosovë fillon cdo gjë të qrregullohet nga okupatori serb, duke u filluar nga institucionet e deri te deportimi i njerzëve të pafajshëm nga shtëpitë e tyre. Pikërisht në këtë film kemi trajtuar këtë temë “SHKOLLA E MALEVE” Ju është kushtuar fëmijëvë të Kosovës, se si është vijuar mësimi në kushte të jashtëzakonshme, gjithashtu popullates së pambrojtur dhe luftës ku ushtria jonë, me ato forca që i patë dha maksimumin për ta mbrojtur vendin tonë nga agresori serb, njëkohësisht duke ju falenderuar edhe shteteve mike....

DITARI

Filmi i parë horror në Kosovë Më në fund, pas 4 vitesh mund, sakrific, përkushtim, është duke ardhur në përfundim pa asnjë mbështetje financiare nga kompanit e shtetit tonë dhe nga vet shteti jonë. E gjitha kjo sakrificë vetëm për ta bër një ndër filmat më të frikshëm në Ballkan. I pari në vendin tonë nga disa të rinjë dhe të gjitha financat e bëra nga vet ata (dhe pak me ndihmën e qytetarëve) kan arritur në përfundimin e filmit në mënyrë profesionale,t mundëshme

MV5BM2ZjMThkMGUtNmRiZS00Mjk5LTkzZjMtZjE4MjU2ZTRhMGFjXkEyXkFqcGdeQXVyNTQyMjUxMzU_._V1_FMjpg

GURI I BESES

Përfaqësuesit e huaj të firmës në minierën e Rubikut vijnë nga Tirana dhe Italia për të shtypur revoltën e minatorëve të indinjuar. Ato kërkojnë ndihmën e shtresës së pasur autoriteteve dhe klerikëve të zonës për të arritur qëllimet e tyre.

MV5BY2E2ODU2NmEtYzM1NC00OWU0LWE5MWQtODRhM2UwNDJmZDlhXkEyXkFqcGdeQXVyMTQyOTA1MjMz._V1_.jpg

SHKEMBIMI

Jetët paradoksale të dy vëllezërve, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Amerikë, historitë e të cilëve bashkohen dhe ndajnë në momentin e trashëgimisë së pasurisë. Një problem thelbësor i vendit tonë që për këtë shkak pasojat i vuajnë pasardhësit dhe pikërisht pjesa aksionale e filmit fillon kur vajza e njërit prej vëllezërve rrëmbehet, gjë që do të vërë në provë dashurinë e të dashurit të saj. Dashuria për vajzën i bën të gjithë të sakrifikohen dhe i verbuar nga dashuria merr çdo lloj rreziku për ta pasur sërish vajzën afër.

MV5BM2EyZWQyZTgtNDE5NS00MDQ2LWExZDQtYzE4MTM0ODk3NzJmXkEyXkFqcGdeQXVyNjU3OTE5MDM_._V1_.jpg

NENTORI I DYTE

Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912.

223by324_-_L.jpg

LUGINA E DJALIT

Një grup të rinjësh vendosin të shkojnë për kamping ne nje zone te thellë malore, ku vihen në kontakt me një të keqe të ngecur nga e shkuara, si rrjedhoje ata bjenë preh e saj dhe perfshihen në një kasaphanë, ku shumë prej pjestarëve të grupit, humbin jetën. Toni, lideri i grupit drejton të mbijetuarit drejt një hakmarrje të pa mundur.

223x324_21.jpg

TUNELI

Vahiti, një aktivist politik plagoset gjatë një demonstrate kur partia e tij ishte në opozitë. Ai arrin të punësohet si shofer personal kur udhëheqësi i partisë bëhet kryeministër. Dy miqtë e tij të vendlindjes, njëri anëtar i parlamentit dhe tjetri kryetar i komunës, e nxisin për të siguruar fonde për një projekt të ndërtimit të një tuneli në zonën e tyre. Ata kanë ndërtuar një plan me shumë kujdes për tu pasuruar me këtë projekt, pa qenë Vahiti pjesë e këtij mashtrimi.

BODYGUARD.png

THE BODYGUARD

një film për një truproje që bën gjithçka për të qëndruar larg telasheve. Fatkeqësisht, ai nuk mund të qëndrojë larg problemeve, sepse vazhdon të gjendet në situata që nuk duhet të jetë. derisa të arrijë ta zgjidhë problemin.

MV5BODg4YzBiMDQtNTdmMi00ZDZmLWJkM2MtMWQ4ZDRkMWExYWQ5XkEyXkFqcGdeQXVyNTU3OTgyODE_._V1_.jpg

EGO

Në një qytet plot narkotikë, alkool dhe jetë të shthurur, një i ri është i papërgatitur për t'u bashkuar, por për shkak të pasionit dhe adrenalinës së momentit me vajzën e gabuar, ngatërrohet me bandat e krimit në qytet.I abuzuar prej tyre dhe pa menduar për rrezikun, por vetëm për faktin e shpëtimit të të atit, i cili është në rrezik për jetën për shkak të sëmundjes së rëndë, pranon të bashkëpunojë me një biznesmen të fortë. Biznesmeni ofron gjithçka vetëm që djali i tij i vetëm, një gangster, të largohet nga ky qorrsokak.

MV5BM2VjMDU4NzEtYmU5ZS00YmVhLTk2NzItNDU1ZjhiYjNjZjYzXkEyXkFqcGdeQXVyNjQ4NTk4MTQ_._V1_.jpg

AZEMI

Kosovë 1999. Derisa vazhdonte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe, snajperisti misterioz ishte afër, madje më afër se që mendohej nga të gjithë. E ai ishte edhe preciz, madje shumë vdekjeprurës...

MV5BMjk4NmE4NjEtNjk4MC00YTUzLWE1NjktMzExYmYyNjc2NmU0XkEyXkFqcGdeQXVyNTU3OTgyODE_._V1_.jpg

DASHURIA S'MJAFTON

Produksion totalisht Shqiptar. Me skena xhirimi ne trojet Shqiptare si dhe ne shume qytete te tjera Europiane. Me aktrimet brilante te Guliem Radoja, Bruno Shllaku, Cun Lajci, Halil Kumova e me aktoret e rinj Drilon Hoxha, Ardian Ramushi, Ajsi Xhaxhaj, Dashnor Asllani, Klark Morinaj etj. ‘Dashuria S’mjafton’ me regji e skenar te Drilon Hoxhes e fotografi te Dashnor Asllanit i sjell si nje film Aksion i nderthurur me Dramen dhe Intrigen. Dashuria nuk eshte e mjaftueshme per te arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengese, e te duhet te besh pakt me boten e krimit dhe shpesh te sakrifikosh shoket e familjen per ambicien. E vetmja vler qe i ka mbetur qenies njerezore po venitet me kalinim e kohes e po zevendesohet nga inatet e hakmarrja. Filmi ilustron nje te ri i cili rifiton lirine por nuk i ndahet asaj rruge i komaduar dhe i iluminuar nga nje profesor i vjeter i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecite dhe ligji i mbijeteses vjen instiktivisht nga nevoja e vetmbrojtjes. Nje film qe na ben te dashurojm me shume njerzit, boten, natyren e te respektojm me shume jeten.

maxresdefault.jpg

ÇIKA E SHPISË

Produksion totalisht Shqiptar. Me skena xhirimi ne trojet Shqiptare si dhe ne shume qytete te tjera Europiane. Me aktrimet brilante te Guliem Radoja, Bruno Shllaku, Cun Lajci, Halil Kumova e me aktoret e rinj Drilon Hoxha, Ardian Ramushi, Ajsi Xhaxhaj, Dashnor Asllani, Klark Morinaj etj. ‘Dashuria S’mjafton’ me regji e skenar te Drilon Hoxhes e fotografi te Dashnor Asllanit i sjell si nje film Aksion i nderthurur me Dramen dhe Intrigen. Dashuria nuk eshte e mjaftueshme per te arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengese, e te duhet te besh pakt me boten e krimit dhe shpesh te sakrifikosh shoket e familjen per ambicien. E vetmja vler qe i ka mbetur qenies njerezore po venitet me kalinim e kohes e po zevendesohet nga inatet e hakmarrja. Filmi ilustron nje te ri i cili rifiton lirine por nuk i ndahet asaj rruge i komaduar dhe i iluminuar nga nje profesor i vjeter i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecite dhe ligji i mbijeteses vjen instiktivisht nga nevoja e vetmbrojtjes. Nje film qe na ben te dashurojm me shume njerzit, boten, natyren e te respektojm me shume jeten.

223xx324.png

SEDER 1 

Produksion Shqiptar ne te cilin nderlidhen bashke Aksioni, Komedia dhe Drama gje qe i jep nje ngjyrim te jashtezakonshem emocional ketij filmi . Jo me kot i titulluar "Seder" sepse ne te vertete, "Sedra" eshte nje stimul aq i fuqishem sa eshte i afte te ndikoje ne menyre fatale apo ndergjegjesuese ne veprimet apo hapat qe mund te marre nje njeri . Me pjesemarrjen e nje prej aktoreve me te spikatur te kinematografise Shqiptare , Mehdi Malkaj si dhe te shume aktoreve te tjere te rinj si Marius Dervishi (Zebervoki ) Arber Xhemali , Gaz Ndreu , Kris Mukaj, Ameli Shkurti Rid Uka , Enxhi Buzo , Asllan Dervishi , Eugent Shkurti , Livia xhaferraj , sara Muka , Klodian Hidri ,Ridvan Leta , Elist Ruci , Albano Ramaj , Blerim Daci , Regli Oreshka , Dora Dhimo ,Seldi Hasa , Enes Elezi etj , ky film nuk eshte as me shume e as me pak vecse nje pasqyrim (here -here komik) i realitetit te Shoqerise Shqiptare si dhe problematikave qe ajo mbart . Nje nga personazhet kryesore ne film Roni , nje i ri qe mund te quhej me plot kuptimin e fjales si nje i deshtuar i shoqerise , nis nje "hakmarrje " kunder nje bodybuilderi , Sokolit vetem per "Seder " pa pasur ne te vertete nje motiv konkret vecse ishte ndjere i fyer dhe i truperuar ne syte e djalit te tij . Se cfare i duhet te sakrifikoje apo se cfare peripecish dhe situatash i duhet te perballoje ne kte projekt prej 120 minutash ju ftojme te ndiqni filmin e plote.

223x324_80.png

SEDER 2

Roni Selimes i gjendur ne dëshpërim të thellë për humbjen e djalit të tij , meson një të vërtetë shokuese nga Sokoli e cila mund ti ndryshoje komplet jeten . Nga ana tjeter kemi Klodin e Ishes i cili gjate vuajtjes se denimit ne burg nis nje lidhje dashurie me avokaten e tij e cila e vendos Klodin para disa zgjedhjeve te veshtira . Por a do jete gati Roni per tu perballur me te verteten e per te vene ne vend drejtesine per humbjen e djalit te tij dhe a do i ofrohen ne ndihme miqte e tij te vjeter ne kete histori , ju ftojme te ndiqni Filmin e plote . Me pjesemarrjen e aktoreve profesioniste si : Marjana Kondi , Ina Gjonci , Bujar Asqeriu ,Xhevahir Zeneli si dhe me pjesemarrjen e aktoreve te tjere , Marius Dervishi , Arber Xhemali , Muhamed Xhani , Xheni brahaj , Vani Skenderi , Gramoz Mere , Ilir Dashi , Ilir Doda , Skerdi Faria , Xhelal Fera , Barlet Muhaxhiri , Luljeta Nallbani , Beart Rexhepi , Ameli Shkurti , Eugent Shkurti , Klodi Hidri, Afrim Ismaili , Seldi Hasa, Ajsi Hidri , Gaz Ndreu , Etion Reci etj , Filmi “Seder 2” Tashme e gjeni ne Yotube

19752561.jpg

DER ALBANER ''SHQIPTARI''

Arbeni është një i ri që jeton me prindërit, gjyshin dhe vëllain Ilirin në një fshat pranë Bajram Currit në veri të Shqipërisë. Jeta në mal është e vështirë, familja është e varfër dhe për këtë arsye burrat e familjes detyrohen të punojnë ilegalisht në Greqi.

Arbeni është i dashuruar me Etlevën, e cila jeton në të njëjtin fshat. Mirëpo, Etleva shtatzënë mund të martohet me Arbenin vetëm nëse i paguan babait të Etlevës borxhet prej 10 mijë eurosh si çmim nuse. Deri atëherë, familja e saj do ta mbyllë në shtëpi. Ai i premton se do të gjejë paratë dhe do të martohet me të para se të lindë fëmija. Me ndihmën e një miku të tij, Arbeni arrin të emigrojë ilegalisht në Gjermani dhe pas një kërkimi të gjatë dhe ndihmën e shokut të tij të ri Slatko, gjen një punë në Berlin. Megjithatë, të ardhurat e tij janë shumë të ulëta për të qenë në gjendje të rrisë çmimin e nuses në kohë para se fëmija të lindë. Kjo është arsyeja pse ai e lejon shefin e tij Damir ta bindë atë të marrë një punë më të paguar, por edhe më të rrezikshme. Arbeni, së bashku me Slatkon, thuhet se po tërheqin ilegalisht emigrantët përmes kufirit polak drejt Gjermanisë.

MV5BZGU4ODhhN2EtYmM2NC00M2ZjLTljZmUtNzgxNTYzNzQ4M2FhXkEyXkFqcGdeQXVyNTU3OTgyODE_._V1_FMjpg

PIT STOP MAFIA

Në qytetin e Minorit të harruar nga koha, njerëzit duan para dhe mafia e pamjes halucinative dhe groteske. Tulla, 30 vjeç, burrë i fortë, ka biznesin e tij: larje, agjenci funerale dhe dasmash. Pretendohet se çmenduria i bën zot aksidenteve në 'autostradën e vdekjes' në 'të vdekur' që tashmë veshin kostume Armani dhe Guqi (Gucci) të rreme. Tulla, e cila ka tre fëmijë dhe gruan, kërkon të shpërndahet nuk ekziston, ndërkohë që ka plot Kriza; e cila është rritur si mafia kur vrau të atin. Kriza nuk zgjedh rrugën e krimit, as nuk bëhet hakmarrje vrastare për partiturën e vjetër

MV5BNzNmODIxYjEtMDc3Zi00M2RjLThlMGQtZGJhYTJiMWY3MzMwXkEyXkFqcGdeQXVyNzQwNzQwMjA_._V1_.jpg

KODI I JETES

Në vitin 1912 Kosova pushtohet nga Sërbia , në vitin 1998 - 1999 Sërbia me luftë synon ta spastrojë Kosovën nga Shqiptarët , Rreth një milion Shqiptarë u dëbuan nga Kosova. Të guximshmit iu bashkangjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rezistuan me qka patën . Të tjerët ishin viktima të pambrojtura ...

bottom of page