SEDER 1 | Shqip Kino
top of page

SEDER 1 

Produksion Shqiptar ne te cilin nderlidhen bashke Aksioni, Komedia dhe Drama gje qe i jep nje ngjyrim te jashtezakonshem emocional ketij filmi . Jo me kot i titulluar "Seder" sepse ne te vertete, "Sedra" eshte nje stimul aq i fuqishem sa eshte i afte te ndikoje ne menyre fatale apo ndergjegjesuese ne veprimet apo hapat qe mund te marre nje njeri . Me pjesemarrjen e nje prej aktoreve me te spikatur te kinematografise Shqiptare , Mehdi Malkaj si dhe te shume aktoreve te tjere te rinj si Marius Dervishi (Zebervoki ) Arber Xhemali , Gaz Ndreu , Kris Mukaj, Ameli Shkurti Rid Uka , Enxhi Buzo , Asllan Dervishi , Eugent Shkurti , Livia xhaferraj , sara Muka , Klodian Hidri ,Ridvan Leta , Elist Ruci , Albano Ramaj , Blerim Daci , Regli Oreshka , Dora Dhimo ,Seldi Hasa , Enes Elezi etj , ky film nuk eshte as me shume e as me pak vecse nje pasqyrim (here -here komik) i realitetit te Shoqerise Shqiptare si dhe problematikave qe ajo mbart . Nje nga personazhet kryesore ne film Roni , nje i ri qe mund te quhej me plot kuptimin e fjales si nje i deshtuar i shoqerise , nis nje "hakmarrje " kunder nje bodybuilderi , Sokolit vetem per "Seder " pa pasur ne te vertete nje motiv konkret vecse ishte ndjere i fyer dhe i truperuar ne syte e djalit te tij . Se cfare i duhet te sakrifikoje apo se cfare peripecish dhe situatash i duhet te perballoje ne kte projekt prej 120 minutash ju ftojme te ndiqni filmin e plote.

223xx324.png
bottom of page